Negociatat me Greqinë, Meta: Çdo gjë në kohën e duhur

0

Pasi zhvilloi një vizitë në shkollën “Fan Noli” në kuadër të festës së mësuesit, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me negociatat shqiptaro – greke.

Meta nuk preferoi të fliste për politikë në këtë ditë feste duke u shprehur se çdo gjë do të vendoset në kohën e vet.

Ministri Bushati u shpreh dje se do t’u japë informacione shteruese, ju jeni i kënaqur për këtë zoti Meta pasi kishit kërkuar më parë më shumë informacione, u pyet kreu i shtetit.

“Nuk e di nëse zoti Bushati ka qenë tek shkolla ‘Fan Noli’. Por mendoj që shkolla ‘Fan Noli’ na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur”, tha ai.

Lini nje pergjigje