Meta pret ministrin sllovak Korčok, mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

0
305

Presidenti Meta priti sot Ministrin e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane në Detyrë të Republikës së Sllovakisë, zotin Ivan Korčok.

Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi se, kremtimi i 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, na gjen me një bilanc bashkëpunimi pozitiv e në rritje.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe, Presidenti Meta shprehu besimin se Sllovakia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu interesin e qëndrueshëm dhe në rritje të Sllovakisë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Forcimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal lehtëson perspektivën evropian të secilit vend të rajonit” – nënvizoi Presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here