Më thuaj çfarë pozicioni fle, të të them nga se vuan

0

ilat janë pozicionet e mira dhe të këqija të gjumit? Jo gjithmonë pozicioni ynë i parapëlqyer i gjumit është i dobishëm për shëndetin tonë.

Pavarësisht preferencave që kemi, ekspertët e shëndetit thonë se disa prej këtyre pozicioneve mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin. Në vijim gjeni të detajuara këshillat që duhet të dini për dëmet që mund të shkaktojë mënyra se si flini.

Të flesh në shpinë: Sipas Dr.Michael Breus, psikolog klinik, ky është pozicioni më i mirë për shëndetin. Gjumi në këtë pozicion ndihmon që koka të vendoset drejt dhe pesha të shpërndahet në të gjithë shpinën. Ky pozicion konsiderohet shumë i përshtatshëm ortopedikisht. Ndërsa për personat që gërhasin, apo që vuajnë nga apnea e gjumit, ky është pozicioni më i keq. Kjo pasi fyti dhe beli tërhiqen poshtë nga graviteti, duke e bërë edhe më të vështirë frymëmarrjen.

Të flesh në krahun e djathtë: Nëse gjendja juaj shëndetësore është e mirë, gjumi në krahun e djathtë nuk paraqet asnjë rrezik serioz për shëndetin, ndonëse pozicioni i preferuar është në të majtë. Por, duhet të dini se në rastet kur keni probleme shëndetësore, si shqetësime me zemrën apo stomakun, apo nëse jeni shtatzënë, mundohuni të ktheheni dhe të flini në anën e majtë.

Pozicioni me një këmbë të mbledhur lart: Sipas Breus, të flesh me një këmbë të mbledhur lart është një pozicion jo i shëndetshëm, sidomos për personat që kanë probleme me shpinën. Fjetja në këtë pozicion mund të shkaktojë dhimbje në fundin e shtyllës kurrizore.

Të flesh përmbys: Duhet të hiqni dorë nga fjetja përmbys pasi ky është pozicioni më i dëmshëm për shëndetin. Ekspertët thonë se personat që flenë në këtë pozicion kanë shumë gjasa, që në mëngjes të zgjohen me dhimbje. Të flesh me stomak do të thotë se barku tërhiqet poshtë dhe shpina lakohet. Koka mundohet të kthehet në një kënd 90 gradë. Ky pozicion mund të shkaktojë tendosje, apo dhimbje të qafës.

Lini nje pergjigje