Lëvizte me shpejtësi të “çmendur” aksidenton kalimtaren…

0

Si pasojë e një aksidenti të minutave të fundit në zonën e ish-stacionit të trenit në kryeqytet, një autoveturë ka plagosur një grua.

Identiteti i të lënduarës nuk bëhet ende i diture veç informacionit që ajo është rreth moshës 45 vjeç.

Mësohet se shërbimi i urgjencës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka transportuar të lënduarën në spital.

Në vend ndodhen edhe forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Mendohet që shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia e lëvizjes së mjetit tip Alfa Romeo me targa AA 464 GU.

 

Lini nje pergjigje