Ka përplasje PD-LSI?! Flet Vasili: Jo se kemi ndarje, por…

0
154

Prej disa ditësh Petrit Vasili nuk është parë të ngjisë shkallët e Partisë Demokratike me Monika Kryemadhin. Mungesa e takimeve dhe qëndrimi ndryshe për disa ligje në Parlament la të kuptohet në publik se diçka nuk shkonte në marrëdhëniet PD-LSI. Por, kryetari i grupit te Levizjes Socialiste per Integrim, siguron se fronti opozitar është solid dhe bashkimi i votave me ish-aleatin e vjetër socialist për vettingun në polici nuk nënkupton krisje me demokratët.

“Nuk ka asnjë lloj problemi, edhe PD ka qenë aktive dhe e interesuar për ndryshimin e ligjit të  vettingut. Ne bëmë të pamundurën që përmes amendamenteve ti jepnim një integritet të lartë ligjit.  Marrëdhëniet me PD funksionojnë në mënyrë normale, korrekte dhe në sinkronin politik të  duhur për të gjitha çështjet madhore. Kjo është çështje e vullnetit të mirë që opozita arriti të ndryshoi ligjin, a behet nismëtare LSI apo PD kjo nuk ka rëndësi. Pasi, secila ka individualitetin e vet. Ne do të mbështesim amendamentet e PD për çështje të tjera dhe këtu nuk ka vijë ndarje, por jemi gjithë së bashku për një qellim”,  sqaron Vasili.

Petrit Vasili nuk e mohon idenë e një bashkëpunim politik në të ardhmen me demokratët e Bashës, megjithëse për të është ende herët të flasësh për këtë temë. Por, një koalicion i mundshëm politik me LSI-së, nuk le indiferent aleatët historik të Bashës.
“Është ende herët për të folur për një çështje të tillë, por para se të flasim për zgjedhjet e ardhshme duhet  te flasim me cilin pushtet kriminel do shkojmë në zgjedhje, duhet  ti japim përgjigje të fortë kësaj, riciklimit të zgjedhjeve me pushtete kriminale dhe me kryeministra që i udhëheqin ato, pa zgjidhur këtë si problem  nuk mund të flasim për të tjera”, thekson kreu i grupit të LSI.

“A i druhen një bashkëpunimi të LSI me PD? LSI  është e lirë të bëjë zgjedhjen e vet. Fokusi politik i së djathtë , programor po flas në këtë rast është i domosdoshëm të shikojë  tek ajo ç’ka bashkon në të djathtën  përpara se të bëjë bashkime mekanike, politike me subjekte te tjera. LSI ka një fokus të majtë programor. Asgjë nuk është e përjashtuar, por mendoj se në këtë rast me tepër duhet parë si e kapitalizojmë marrëdhënien brenda së djathtës për të parë pastaj të kapërcejmë gardhin në parti te tjera.  Absolutisht bashkëpunimi me LSI opozitar është  I domosdoshëm, por në kuadrin elektoral kjo është një çështje që vlen të diskutohet,” shprehet kryrepublikani Fatmir Mediu.

Aleatet e PD-së ndahen sa i takon aleancave zgjedhore, por bashkohen në rëndësinë e reformimit te kodit zgjedhor. Për ta më parë duhet ti jepet zgjidhje shitblerjes se votës, ndërsa sa i takon sistemit ia lënë  diskutimi në tryeza politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here