Ish-kryeministri uron mësuesit: Përballeni më vështirësitë e narkoshtetit të Edi Ramës

0
135

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit.

Në mesazhin e tij, ish-kryeministri bën thirrje për përmbytjen e narkoshtetit të krijuar nga Edi Rama.

Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për mësuesit:

Gëzuar 7 marsin, ditën e mësuesit!

Të dashur miq, sot është dita e mësuesit, e misionarëve të dijes, edukimit. Le t’iu shprehim ne mirënjohjen më të thellë dhe respektin e nderimin më të madh mësuesve dhe mësueseve tanë fisnikë, që më përkushtimin, dijet, njerëzinë dhe dashurinë e tyre kanë ndryshuar më shumë se gjithë të tjerët jetën tonë!

Sot mësuesit shqiptarë përballen me kushtet më të vështira, keqpërdorimin dhe keqtrajtimin më të madh nga narkoshteti i Noriegës dhe ndrikull Nikollës, të cilët në vend të vlerave të larta morale, dijeve dhe përkushtimit çmojnë drogën e lidhjet me krimin.

Ata po shkelmojnë e degradojnë gjithnjë e më shumë arsimin, shkollat, mësuesit e këtij vendi. Mjafton të rikujtoj këtu se Noriega dhe ndrikulla Nikolla kanë përgatitur tani së fundi aktet për të mohuar eksperiencën dhjetëra e dhjetëra vjeçare të mijëra e mijëra mësueseve dhe mësuesve të vendit. Sot sistemi arsimor në Shqipëri po ecën me hapa të mëdhenj mbrapa dhe së bashku me të dhe e ardhmja e fëmijëve tanë dhe e Shqipërisë.

Kjo ditë është thirrje e fuqishme për të gjithë shqiptarët të përmbysim sa më parë narkoshtetin e Noriegës në Shqipëri!

Gëzuar Festën!! sb

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751.1073742476.121577844669798/967540430073531/?type=3&theater

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here