Intervista/ Braimllari: I gjithë vendi ka nevojë për transparencë për çështjen e detit

0

Deputeti i LSI-së, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë, Endrit Braimllari, i pyetur nga “Standard” për cilësimin që opozita i bëri figurës së Artur Meçollarit, si një figurë me integritet të dyshimtë, si dhe për qëndrimin e mbajtur nga ana e tij në komisionin e djeshëm, përballë ministres së Mbrojtjes, ndaj së cilës drejtoi një sërë pyetjesh, deputeti i LSI u shpreh se jo vetëm ai si deputet apo edhe kolegët e tij, por i gjithë populli ka nevojë për transparencë lidhur me këtë çështje (çështjen e negociatave me Greqinë). Më tej ai shtoi se nuk arrin të kuptojë se çfarë interesi ka qeveria shqiptare që ka bërë pjesë të negociatave një person i cili ka paragjykime dhe dyshime të shumta lidhur me veprimtarinë e tij. Më tej, deputeti i LSI-së, i pyetur për këtë vendim të marrë nga ministrja Xhaçka dhe reagimin që do të ketë ajo në ditët në vijim, lidhur me këtë çështje, Braimllari u shpreh se pyetjet që i drejtoi ministres u bënë pasi çështja ka të bëjë me ndjeshmërinë qytetare. Braimllari vijon me pyetjet/akuza të tij, duke shprehur se është e poamundur që ministria jonë të mos ketë një përfaqësues tjetër i cili nuk është i kompromentuar. Opozita dhe të gjithë qytetarët, nënvizoi deputeti i LSI kanë të drejtë të informohen mbi këtë çështje, por këta të fundit, theksoi ai, nuk do të lejojnë që një qeveri e tillë të marrë në dorë fatin e vendit. Braimllari akuzoi qeverinë se nuk është e interesuar në interesin kombëtar, por është e fokusuar te droga dhe krimi. Ndërkohë që Ministrin e Jashtëm e quajti ministër sharlatan, i cili nuk njeh dispozitat dhe funksionin që ka.

Ku e bazon opozita akuzën se figura e Meçollarit është figurë me integritet të dyshimtë?

Çështja mbi të cilën ne kërkojmë shpjegime ka të bëjë me një ndejshmëri të lartë të shoqërisë sepse ka të bëjë me interesa kombëtare,  por jo vetëm, ne kërkonin nga ministrja e Mbrojtes të na sqaronte mbi disa dyshime që janë hedhur në media kohën e fundit, mbi një përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtes të përfshirë në grupin negociator. Ka dyshime për integriterin e tij (Artur Meçollarit) në raport me detyrën që ai ka patur. Për këtë kemi kërkuar sqarime . Përgjigja që morëm nga Ministrja e Mbrotjes, kishte të bënte me deklarata politike. Unë nuk e kuptoj çfarë interesi ka qeveria shqiptare të përfaqësohet me një person të tillë në grupin negociator ku ka pragjykime dhe dyshime mbi veprimtarinë e tij.

Çfarë mund të thoni për këtë vendim/përfshirje dhe për mostërheqjen e ministres Xhaçka, pavarësisht kundërshtimeve, përsa ishte në komision? A mendoni se do të reagoje në vijim?

Pyetjet që i kam bërë minstres, lidhen drejtpërdrejt me ndjeshmërinë qytetare mbi këtë çështje. A ka marrrë informacion Ministria e Mbrotjes për veptimtarinë e këtij personi kur ka vendosur të përfaqesohet me këtë të fundit. Nuk ka Ministria jonë përfaqësues tjetër, i cili nuk është i kompromentuar në këtë proces. Ne kërkojmë një proces transparent në bazë të ligjeve shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Është e drejta jonë të informohemi për këte çështje. Ne kërkojmë të njihemi me të dhënat që tregojnë pastërtinë e këtij personi për të na përfaqësuar në një marrëveshje kaq të rëndësishme nderkombëtare. Kjo marrëveshje duhet të jetë transparente për shqiptarët. Ne nuk mund të lejojmë një qeveri të papërgjegjshme të vendosë për fatet e vendit. Kemi të bëjmë me një Ministër të Jashtëm sharlatan dhe të papërgjeshëm arrogant dhe jo serioz në raport me atë çka ai perfaqëson. Nuk besoj se kjo qeveri është e fokusuar tek interesi kombëtar sepse është totalisht antikombëtare, përderisa i ka nxirë emrin Shqiperise nëpër botë. Sot kemi një nivel të lartë të krimit të organizuar të trafikut të lëndëve narkotike dhe drogërat e forta, të lidhura ngushtë me kryeministrin e vendit. Interesi i këtij kryeministri është trafiku i drogës, duke e zhytur gjithmonë dhe më shumë Shëipërinë dhe shqiparët në varfëri.

 

 

Lini nje pergjigje