I ngatërroi shkollën, mësuesja:”Mu prek pak prestigji”. Rama nuk i kursen batutat: Vitin tjetër do jetë radha e…

0
253

Me rastin e festës së ‘7 Marsit’, kryeministri Edi Rama ka organizuar një ceremoni të veçantë me mësues nga i gjithë vendi.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar një ambientet e Kryeministrisë, Rama dekoroi me medalje mirënjohje një nga një mësueset e rretheve ku disa prej tyre ishin në prag pensioni.
Megjithatë njërës prej tyre kreu i qeverisë i ngatërroi shkollën.

Pasi ka marrë medaljen, mësuesja korçarë nuk ka ngurruar t’ia shprehë hapur se “u prek nga ky fakt”.

Mësuesja: Faleminderit për medalje, por doja të bëja një korrigjim. Unë jam mësuese në shkollën “Themistokli Gërmenji”, dhe jo në shkollën “Stavri Themeli.

Rama: S’ka gjë! Po ju nga Korça në fakt e keni pak problem këtë gjë…

Mësuesja: Jo, por sikur mu prek pak prestigji!

Rama: Të na falin të gjithë mësuesit e “Themestokli Gërmenjit” dhe atyre të “Stavri Themelit” u themi mbase vitin tjetër do jetë radha juaj.

Mësuesja: Ju falënderoj për medaljen. Mendoj se jam sot këtu falë punës sime, por edhe falë vlerësimit tuaj…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here