Humbja me Realin, tërmet te PSG, shpërthen presidenti: Jam i tërbuar…

0
182

Presidenti i PSG Nasser al-Khelaïfi e ka shprehur hapur zhgënjimin pas eliminimit të skuadrës së tij nga Reali i Madridit.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky rezultat. E dominuam pjesën e parë. Kur ata shënuan golin e parë dhe pas kartonit të kuq, u bë e vështirë. Reali ka eksperiencë. Ne nuk bëmë atë që duhet të bënim, Ishte shumë e vështirë”, tha ai për “beIN Sports”.

Lidhur me performancën e lojtarëve dhe trajnerit tha: “Nuk duam të kritikojmë skuadrën tonë. Do ta bëjmë në dhomat e zhveshjesh. Do flasim me lojtarët. Nuk do reagojmë sot. Jemi të inatosur. Tani do të mendojmë se çfarë duam të bëjmë në të ardhmen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here