E frikshme/ Ambasadorja gjermane: Dy nga 3 të rinj shqiptarë duan të braktisin vendin…

0

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schuetz, tha se dy në tre të rinj shqiptarë, duan të braktisin vendin e tyre.

Deklarata e ambasadores gjermane u bë  në fjalën e mbajtur në një ceremoni të zhvilluar për dhënien e certifikatave të punësimit për disa të rinj.

“Megjithë dinamikën në rritje të ekonomisë, gjendja në tregun e punës shqiptar mbetet interesante. Sipas të dhënave, 2 nga 3 të rinj, referuar të dhënave të IOM, luajnë me mendimin të braktisin vendin e tyre për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër. Shumë prej tyre e kanë të vështirë ose nuk e konceptojnë dot se cilat do të ishin mundësite e formimit dhe punësimit këtu në Shqipëri”, tha përfaqësuesja e Gjermanisë në Tiranë.

Ambasadorja thekson kjo është pjesa ku ata duan të përqëndrohen.

“Çelësi për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian është formimi i mirë dhe me baza praktike të të rinjve”, tha Susanne Scheutz, duke vënë theksin në politikat zhvillimore që duhen hartuar.

Lini nje pergjigje