E fiksuar pas marrëdhënieve seksuale, tenton vetëvrasjen!

0

Një grua e fiksuar pas marrëdhënieve seksuale ka rrëfyer eksperiencën e tmerrshme, e cila ishte gati ta conte në vetëvrasje.

Loading...

Jace Doëney beson se varësia e saj lidhet me kujtimet e hershme të abuzimeve seksuale që nga mosha 5-vjecare, të cilat i përjetonte nga babai. Derisa arriti në fazën që kërkoi ndihmë, 30-vjecarja nga Teksasi dilte në takime me tipa të ndryshëm pasi nuk mund të zgjidhte vetëm një.

Ajo tregoi se eksperiencat seksuale po bëheshin shumë të rrezikshme dhe të dhimbshme, të cilat mund ta vrisnin.

Në një intervistë për The Sun, Jace tha: “Për mua, seksi nuk ka patur asnjëherë ndjenjë të mirë. Sa më i keq të ishte, ose sa më pak të doja të isha aty, aq më shumë do isha e shtangur.

Kur takoja dikë thoja me vete ‘Kthehu mbrapsh, nuk do të jesh pranë këtij personi’, dhe nga ana tjetër kthehesha për të fjetur me të.”

Gjithashtu Jace shpjegoi se ishte aq e fiksuar sa shite filma pornografikë kudo, gjë që tani e konsideron kohë të humbur duke përfshirë dhe shpirtin e saj.

Pasi bëri një listë ku do tregonte jërat e fundit para se të kryente vetëvrasje, u përball me një qendër shëndetësore ku foli për varësinë që kishte ndaj seksit dhe filloi të kurohej.

U shërua dhe për dy vite qëndroi larg takimeve dhe marrëdhënieve seksuale duke e mbajtur veten të angazhuar me udhëtime.  Tani ka filluar që të punojë si këshilluese për njerëzit që kanë varësi nga gjëra të ndryshme.

Loading...

Lini nje pergjigje