Dramë në Londër, Juventus bën përmbysjen e madhe

0

Në “Wembley” të Londrës u përballën mes tyre Tottenham dhe Juventus, në sfidën e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve

Ishte një ndeshje dramatike, ku kampionët e Italisë përmbysin dizavantazhin dhe fitojnë 2-1, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Anglezët kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 39-të është Son Heung-Min që shënon në portën e Buffon.

Italianët barazojnë në pjesën e dytë. Higuain në të 64’ rikthen Juventusin në lojë.

Dybala mendon për kualifikimin e Juventusit, me golin e shënuar në të 67’.

Takimi i parë kishte përfunduar 2-2, teksa me fitoren e sotme Juventus kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

 

Lini nje pergjigje