‘Çmendet moti’, sinoptikanët: Nesër dita më e keqe, rrezikohet…

0
318

Vranësira dhe reshje të dobëta, kështu do të karakterizohet moti mbrëmjen e së mërkurës. Sipas Meteoalb, shirat intensifikohen ne pjesen me te madhe te vendit.

Ndërsa të enjten moti vijon me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paradites ndërsa mesdita dhe në vijim, sjellin kthjellime fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht, kthjellimet do shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 4°C në mëngjes deri në 20°C maksimumi në mesditë. E enjtja sjell rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C.

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit.

Sot (e mërkurë, dt.07) dhe në vazhdim përgjatë datave 8 dhe 9 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit.

Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin.

Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve.

Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen ditën e Enjte, 8 Mars 2018.

Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Pjesa tjetër e territorit parashikohet me ulje të rrezikut nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET : Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) dhe nesër (e enjte, dt.08) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarkun e Elbasanit priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve pritet që të bien në mbrëmje dhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme.

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1.000 m mbi nivelin e detit, por kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.

TEMPERATURAT : Nesër (e enjte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 6 / 13 °C

në vendet malore: 2 / 9 °C.

ERA : Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë, ndërsa nesër (e enjte, dt.08) era pritet të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here