Bie nga ballkoni, humb jetën nëna e re, lë jetim fëmijën 1 vjeç

0

Një 28-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht në Italinë fqinje këtë të mërkurë, raportojnë mediat lokale. Sipas medieve italiane, nëna e re ka rënë nga kati i katër i një ndërtese në rrugën “Duino”, më komunën La Spezia.

Image

Fillimisht, policia ngriti dyshimet për vetëvrasje, por kjo hipotezë u rrëzua. Referuar hetimeve paraprake, ngjarja ishte aksidentale. Gruaja dyshohet se ka humbur ekuilibrin, teksa nderte rrobat, duke rënë nga ballkoni. Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

28-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte e martuar dhe la pas një fëmijë 1 vjeç, i cili ishte në kopsht kur ndodhi tragjedia.

Lini nje pergjigje