Aksidenti me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

0

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë bënë identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen konkretisht shtetasin:

Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë,  pasi më datë 1.03.2018  në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMW” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”  dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”  parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Lini nje pergjigje