613 kg kokainë, prokuroria jep vendimin për bossin e bananeve të Maminasit, Arber Çekaj…

0

Pas kapjes së sasisë rekord të kokainës të kapur pak ditë më parë në një kontejner me banane në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën ‘arrest në burg’ në mungesë për pritësin e mallit, pronari e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekaj. Arbër Çekaj dyshohet për përfshirje në trafikimin e kokainës.

Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.
Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për t’u zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.

Lini nje pergjigje