Po dorëzonte diplomen e juristit, si u arrestua ish pronari i universitetit “Kristal”

0
195

Ka qenë duke i dorëzuar një shtetaseje një diplomë të “Bachelor”, dega “Drejtesi” kundrejt një shume monetare, kur është arrestuar Ahmet Muça.

Nga njoftimi i Prokurorisë së Tiranës zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e Ahmet Muçën, ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, i mbyllur prej grushtit të 2014.

Ndaj tij kishte nisur procedim penal me nr 741 më 22 janar 2018 pas referimeve që Drejtoria Vendore e Policise Tirane  për dyshime në dhënien e diplomave te falsifikuara.

“Ne kuader te ketij hetimi, Drejtoria Vendore e Policise Tirane, ne bashkepunim me Prokurorine, kane arrestuar ne flagrance shtetasin Ahmet Mucaj, ish administrator i Universitetit “Kristal”, per vepren penale “Korrupsioni pasiv ne sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, i cili eshte kapur ne kushtet e flagrances duke i dorezuar nje shtetaseje nje diplome te nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”, kundrejt marrjes se nje vlere monetare” informon prokuroria e Tiranës.

Hetimet

Mësohet se prej dy muajsh ai ishte vënë nën hetim prej prokurorisë pas marrjes së informacioneve në rrugë operacionale për shitje të diplomave edhe pse ky institucion arsimor ishte mbyllur.

Gjatë kontrolleve të Krimit Ekonomik dhe akuzës së Tiranës mësohet se janë gjetur 17 diploma të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu mësohet se Muça akuzohet se ka shitur dokumentet e përfundimit të studimeve të larta me një vlerë që shkon rreth 2500 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here