”Pakti i detit”, Ironia e ish-ministrit: Marrim dhe pasaporta greke, s’na duhen negociatat me BE!

0

Politika në vend është trazuar nga marrëveshja që kërkon të arrijë qeveria shqiptare me palën greke, ku pikë e nxehtë është çështja e detit.

Loading...

Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shpreh padurinë që kjo marrëveshje të arrihet, dhe për këtë ka një arsye. Përmes një postimi në Twiiter, Manjani shkruan se shqiptarët do marrin pasaportën greke në pjesën e tokës që i takon.

”Mezi po pres të firmoset kjo marrëveshja e detit! Ndoshta na takon të marrim edhe pasaportën greke neve këtu në tokë”,-shkruan Manjani në një postim në Twitter.

Me ironi ai shton se ”dhënia” e detit, ka vënë në tavolinën e qeverisë integimin në BE, e nëse ndodh kjo marrëveshje, nuk do të jetë e nevojshme që të vijojë puna për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, për të qenë pjesë e bllokut. ”Kështu nuk na duhen më as negociatat me BE”.

Loading...

Lini nje pergjigje