Nuk jam budalla të paguaj që dikush të më dhunojë politikisht, por shoh që ka shqiptarë që e pranojnë.

0
193

Ka shqiptarë që pranojnë të paguajnë për t’i dhunuar politikisht!

Test gjigand me këto kamerat.

Si t’i bëjmë të pavlefshme kamerat që na survejojnë!

Harxhohen shumë parà për t’i blerë kamerat që na vëzhgojnë në hollet, banjat dhe krevatët tanë, për t’i vendosur, për monitorët etj.

Na marrin lirinë? Kush po pyet për lirinë, rëndësi ka mos na vjedhin lavatriçet nëpër shtëpia.

Por, ka një mënyrë për të zëvendësuar dhe të gjithë të rrinë rehat. Paskësaj nuk do të ketë më as nevojë për polica, as krime, as vjedhje, as të dehur, as incestualë, as të korruptuar, as gjë prej gjëje.

Askush nuk do të hedhi një letër në tokë.
Askush nuk do të pështyjë në tokë.
As një bistak luleje nuk këputet.
Askush nuk do të guxojë të mos eci në vijat e bardha.
Kush guxon ta hapi qepenin e dyqanit me pesë minuta vonesë.

Ka lezet, qytet i qetë dhe i rregullt si kazermë ushtarake.

I propozoj urbanistëve t’i ndërtojnë lagjet sipas modelit panopticon që gjendet këtu në foto, një tip burgu me shumë pak gardianë sepse nga një pikë shihet dhe vëzhgohet gjithçka.

T’i ndërtojnë lagjet e qytetit, ndërtesat e banimit sipas këtij modeli, pra si bashkësi birucash.

Qyteti do të jetë i pastër, i rregullt, pa krime, pa aksidente, thjesht si laborator ose si varrezë, i qetë poshtë qiparisash.

Gjithçka zgjidhet.

Gjithsesi meqë jemi këtu unë po deklaroj se refuzoj të paguaj kompaninë që administron banesën nëse ajo nuk respekton liritë e mia politike. Përndryshe le të vazhdojë të punojë badiava ose le t’i gjejë lekët ku të dojë.

Nuk jam budalla të paguaj që dikush të më dhunojë politikisht.

Por, shoh që ka shqiptarë që e pranojnë. Të paguajnë për t’u shtypur.

Nuk habitem.

Nuk po them kot që ne po krijojmë “demokracinë” mbështetur në psikologjinë kolektive që kishte rrënjosur totalitarizmi.

Ne duam të jemi të survejuar sepse kështu na duket vetja të rëndësishëm. Ne duam të vëzhgohemi sepse vetëm kështu ndjejmë se ekzistojmë.

Esse is percipi – a nuk e thoshte Berkli?

Kishte të drejtë. Poqese nuk dhunohet, ka dikush që kujton se ka vdekur!

No automatic alt text available.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here