Në gjendje të rëndë, një qytetar sillet me helikopter në QSUT

0
154

Është dashur ndërhyrja e helikopterit që një i moshuar në gjendje të rëndë të sillet nga malësia e Tiranës për në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Mësohet se  një me inicialet A. A., 70 vjeç nga Zall Dajti, është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt QSUT-së.

Pacienti ndodhej në kushte ekstreme, i bllokuar nga lumi prej orës 02:00 të natës.

Bëhet e ditur se, qytetari me iniciale A. A., ishte në gjendje të rëndë dhe i diagnostikuar me hipergliçemi diabeti, konfuz dhe kardiopatik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here