Moti i keq ne Vlore, pezullohet lundrimi

0

Sërish probleme në Vlorë. Pezullohet lundrimi detar,ndërsa edhe pse trageti i linjës Vlore-Brindizi ka mbërritur normalisht në orët e para të mëngjesit në portin e Vlorës, kapiteneria konfirmon se nuk do të lejohet lëvizja drejt Italisë,  ndërkohë që është pezulluar edhe levizja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të tjera lundruese. Trageti pritet të qendrojë në radë deri në përmirësimin e kushteve të motit, teksa mësohet se lundrimi pritet të rinisë vetëm gjatë ditës së merkurë.

Forca e detit arrin nga 6-7 ballë në gji dhe tetë ballë në det të hapur duke vështirësuar lëvizjen dhe lundrimin e mjeteve në det, ndërsa një situatë e tillë ripërsëritet në vetëm pak ditë në Vlorë, për shkak të kushteve mjaft te rënduara të motit dhe erës së fortë që ka shoqëruar dhe gjatë kësaj të marte qytetin bregdetar të Vlorës. Mos kryerja e intenerarit drejt Italisë për shkak të motit të keq ka sjellë edhe pengesë tek qytetarët që duhej të udhëtonin drejt Italisë ,por duke penalizuar edhe bizneset.

Lini nje pergjigje