“Jetojmë mes arit të zi dhe kemi arritur tek puna e barit”

0
190

“Jetojmë mes arit të zi këtu dhe kemi arritur tek puna e barit. Mbledhim bar për fëmijët tanë. Nuk kemi çfarë të hamë.”

Nën këtë simbolikë, 43 punonjës nga reparti zjarrfikës, pranë uzinës së Ballshit bojkotuan punën dhe dolën sërish në protestë në kërkim të pagave të prapambetura

Punëtorët protestues: “Ne vazhdojmë të vijmë në punë deri tek porta e uzinës dhe nuk pranojmë të marrim më punë. Le të shpenzojë 1% të atij 15%-shi ky shtet dhe t’u japë pagat këtyre punonjësve dhe t’u thotë: Ikni në shtëpi se nuk ka më punë për juve”

Por, pezullimi i punës për një kohë të gjatë, mund të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për uzinën e Ballshit. Ndaj kërkesa e tyre është për zgjidhje emergjente nga qeveria.

Punëtor protestues“Në këtë moment i bëj thirrje edhe ministrit të Energjisë Gjiknuri: E di shumë mirë rrezikshmërinë që ka aty. Tani u ngritën temperaturat, piroforet që ndodhen aty, është shpërthim i paparë.”

Rafineria e përpunimit të naftës ARMO ndërpreu aktivitetin që në fund të muajit Nëntor, pas largimit të kompanisë IRPC që e kishte marrë në shfrytëzim, në Shtator të 2016-s

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here