Ja pse 8 Marsi njihet si festa e gruas…

0

Dita ndërkombëtare e gruas mbahet me datën 8 mars, për të festuar arritjet e gruas përgjatë historisë në kombe të ndryshme.

Loading...

Njihet gjithashtu edhe si dita ndërkombëtare e paqes dhe e të drejtave të gruas, transmeton lajmi.net

Në disa pjesë europiane, me datën 8 mars gratë mbajtën mitingje për të protestuar për të drejtat e tyre ose thjesht për t’u solidarizuar me aktivistë të tjerë.

Në vitin 1975, Kombet e Bashkuara filluan të festonin ditën ndërkombëtare të gruas me 8 mars.

Tema e vitit 2017 për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin, ka qenë e fokusuar në ”Gratë për ndryshimin e botës në punë: planeti 50-50 deri në vitin 2030”.

Në disa pjesë të tjera europiane, 8 marsi njihet edhe si dita e nënës. Festohet nga katolikët dhe protestantët.

Dita e nënës për herë të parë është festuar me 10 maj të vitit 1922. Me këtë datë festohet nëpër shumë vende të botës, duke e vënë në pah rolin e nënës në jetën e fëmijëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Loading...

Lini nje pergjigje