Hetimi/ Ja sa kushtonin diplomat në Universitetin ‘Kristal’

0

Ish-pronari i Universitetit “Kristal” Ahmet Muça është vënë në pranga për ‘falsifikim dokumentesh’, pasi akuzohet se ka dhënë diploma falë në emër të këtij universiteti.

Loading...

Procedimi ndaj tij ka nisur që në muajin janar të këtij viti nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas dosjes hetimore, mësohet se Muça shiste diploma për 2500 euro edhe pas mbylljes së Universitetit me datat dhe vulat e kohës kur ky institucion ishte i hapur.

Ndërkohë më herët drejt këtij universiteti janë lëshuar akuza të shumta si dhe kanë plasur disa skandale në lidhje me dhënien e diplomave.

Pas një kontrolli nga ministri e arsimit në vitin 2014 u hoqën licencat për 18 universitete private e publike.

Mes këtyre të fundit ishte edhe universiteti “Kristal” ku u zbulua disa vite më parë se ishte diplomuar dhe i biri i Bossit, në një kohë rekord, pa ditur asnjë fjalë shqip, dhe pa shkelur asnjë herë të vetme në territorin shqiptar.

Loading...

Lini nje pergjigje