Hazard në pritje të telefonatës nga Zidane

0

Situata e paqartë në klub, me trajnerin Conte që duket se është me valixhe në duar, por edhe mungesa e një oferte të qartë kanë bërë që të rriten ndjeshëm dyshimet për Eden Hazard.

Në humbjen me Manchester City, Hazard është ndjerë mjaft i frustuar, teksa është dashur të bëjë i vetëm të gjithë repartin e sulmit dhe kjo është një nga pikat që ai kundërshtoj idetë e trajnerit Antonio Conte.

Belgu prej kohësh është deklaruar si një prej të preferuarve të Zinedine Zidane dhe vlerësimi është i ndërsjelltë edhe nga futbollisti për trajnerin e Real Madrid. Pëlqimi i të dyve është shprehur në distancë nëpër konferenca shtypi me pyetje të shkurtra, ndërkohë që manovra të qarta nuk ende. Lëvizja e parë në fakt pritet nga Zidane, që ka fituar sërish besimin e të gjithëve pasi fitoi ndeshjen e parë me PSG. Për francezin që drejton Realin nuk ka nisur ende projekti i ri.

Së bashku me Hazard, Zidane kërkon të rekrutojë në Madrid edhe gardianin e portës së Chealsea, Thibaut Courtois, por të gjitha këto lidhen me projektin që do të vijojë në fund të këtii sezoni, edhe pse Real Madrid është ende në garë për trofeun më të rëndësishëm, qe ndër të tjera mund ta shpëtojë skuadrën nga dështimi.

Lini nje pergjigje