FOTO/ Rrëfimi rrëqethës: Mamaja më mbylli në dhomë me përdhunuesin

0
317

Viktima e një përdhunimi, ka rrëfyer historinë e saj të tmerrshme, teksa akuzon mamanë e saj se la një burrë që ta përdhunonte në një dhomë hoteli.

Peta Butler, ishte vetëm 16 vjeçe kur u përdhunua 3 herë, teksa mamaja e saj ishte jashtë dhome duke bërë roje. Vetëm pas një dekade ajo ka gjetur forcën që ta detyrojë mamanë e saj që të pranojë fajin dhe ta fusë atë në burg.

E tashmë që mamaja e saj, Therese Butler, ndodhet në qeli, Peta ka dalë hapur për të treguar historinë e saj. Ajo foli për herë të parë në një intervistë në muajin shkurt, kur mamaja e saj u shpall fajtore për ngjarjen e ndodhur në 2006-n në Toowoomba të Australisë.

“Mamaja më la në dhomën e një hoteli të lirë, e pak më vonë një burrë që nuk e njohja hyri brenda. Ai nuk foli asgjë, thjesht erdhi dhe filloi të më zhvishte. Kisha ngrirë, nuk mund të bëja asgjë”, ka treguar ajo për emisionin “A Current Affair”.

Therese Butler u dënua me 4 vite burg, me të drejtë lirimi pas 12 muajsh, pasi kërkoi ndjesë para trupës gjykuese për atë çfarë ka bërë.

Aktualisht autoritetet po punojnë për identifikimin e mashkullit. Por për të dihet shumë pak, vetëm emri Thommo dhe veshja e tij atë ditë. Peta ka krijuar një skicë si si autori dukej, por ndërsa kanë kaluar shumë vite, kjo duket shumë e vështirë që ai të identifikohet.

Skica e perdhunuesit, të njohur vetëm si Thommo
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here