FOTO/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

0

“Abdulla Grimci, i fundit i plejadës së parë të kompozitorëve shqiptarë të pas Luftës së II -të Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Itali, sot më dt. 5 mars 2018, në orën 10:50, në Ascoli Piceno”, njofton Vaso Tole, muzikolog i njohur dhe sekretar i Akademisë së Shkencave.

Tole kujton se Grimci, ka qenë kompozitor i këngës “Fëmija i parë”, fituese ne festivalin e 1-rë të RTSH-së. Fëmija i parë është kënduar nga Vaçe Zela.

Maestro Grimci banonte që prej vitit 1992 në Itali, bashkë me djalin e tij Petrit Grimci dhe me nipin Rubin dhe mbesën Klementina Grimci.

“Do të kujtohet ndër të tjera si themelues i festivalit të këngës në RTSH-1962, si fitues me këngën “Fëmija i parë”, e po ashtu si udhëheqës artistik e drejtues institucionesh e ansamblesh muzikore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.”, shkruan Tole, duke shtuar më tej se “e padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muzikore, nga kënga deri tek opera e simfonia. I jemi mirënjohës këtij muziktari të rrallë që i dha shumë kulturës e artit tone. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të muziktarëve.”

Përcjellja në banesën e fundit e kompozitorit të njohur do të bëhet nesër pasdite. Abdulla Grimci lindi në Shkodër më 2 korrik 1919.

Lini nje pergjigje