Debate për ‘Meçollarin’, Noka: Ka integritet të dyshimtë

0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë.

Deputeti i PD-së Flamur Noka i ka kërkuar Xhaçkës që të bëhen transparente rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin.

Flamur Noka: Tu bëjmë transparente shqiptarëve rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin. A ka dijeni Ministrja rreth këtyre informacioneve që disponohen dhe që kanë qarkulluar qarkullojnë, a ka pasur dijeni Ministria e Mbrojtjes rreth integritetit të tij të cenuar dhe mbi çfarë rrethana është nisur për të caktuar në një detyrë kaq të lartë një njeri të dyshimtë?

Ministrja e Mbrojtjes, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit. Ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë dhe një hakmarrje personale e ish-kryeministrit Berisha.

 Olta Xhaçka: Akuzat janë bërë për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit të hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Konsulenca e Meçollarit për analizimin e situatës para dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Meçollari është larguar padrejtësisht nga FA. Ai nuk pranoi të firmoste heqjen e disa bazave detare. Sulmi ndaj Mecollarit është përplasje personale.

Ministrja e Mbrojtjes, vuri në pah edhe ndryshimin sipas saj mes marrëveshjes së 2009 dhe asaj që do të bëhet tani, duke veçuar se tani po bëhet konform rregullave, ndërsa në 2009 nuk u mor miratimi i presidentit.

Endrit Braimllari (ministres Olta Xhaçka): Mos paragjykoni pyetjen time, po ju pyes qartë a keni ju informacion me shkrim mbi pastrinë e figurës së Artur Meçollarit? Jemi të interesuar si deputet për shkak të kësaj marrëveshje që gjithçka të jetë transparente jo vetëm për ne, por për çdo shqiptar. Keni ju informacion zyrtar me shkrim për pastërtinë e Meçollarit? Pse duhet ju si ministri të përfaqesoheni me një person, ku ka indicie të tilla duke futur qeverinë në ketë debat? Nuk keni ju përfaqësues të tjerë që të përfaqesoheni?!

Lini nje pergjigje