Bebe po tenton të bashkojë Ritën dhe Duan? (FOTO)

0
154

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, publikoi pak minuta më parë një foto në Instagram. Aty janë 20 këngët më të sukseshme në iTunes, Britani.

Ndryshe nga Rita Ora, e cila rastësisht ose jo fshiu emrin e Duas në listën me artistët më të suksesshëm në iTunes dhe Spotify, Bebe shfaqet tejet krenare për koleget, me të cilat ndan të njëjtën origjinë.

”Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. Gjithashtu 3 vajza shqiptare janë pjesë. Kjo është e pabesueshme! E di që të gjithë prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë kaq shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe kaq arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Bebe është përfolur zakonisht për marrëdhënin e mirë me Rita Orën, ndërsa për Duan s’na ka zënë syri ndonjë mosmarrëveshje.Mos ndoshta Bebe tentoi t’i bashkonte duke i etiketuar në të njëjtin vend? Sepse Dua dhe Rita s’janë shoqet më të mira në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here