Arrestohet ish-pronari i ‘Kristalit’, ja për çfarë akuzohet

0
209

Ish-pronari i ‘Kristalit’, Ahmet Muça është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Ndalimi i tij është bërë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria  dhe miratuar nga Gjykata e Tiranës

Ahmet Muça prej dy muajsh mësohet se ishte vënë nën hetim në akuzën e ‘falsifikimit të diplomave’.

Ahmet Muça është ndaluar pasi akuzohet për falsifikim dhe shitje diplomash false. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar duke ndihmuar Muçën për shitjen e diplomave.

Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste disa diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro.

Pra, edhe pse diplomat nuk kishin asnjë vlerë, pasi universiteti ishte mbyllur, ai vijonte që të shiste diploma me logon e ‘Kristalit’ personave të ndryshëm.

Pas informacioneve, Muça u vendos në hetim dhe në përfundim u dokumentua vepra penale e falsifikimit dhe shitjes së diplomave false duke u arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe personi tjetër me inicialet E. P.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here