Agjentët e DEA në Durrës, ku mbërriti ngarkesa me 613 kg kokainë kolumbiane

0
196

Katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në portin e Durrësit ku më 27 shkurt u sekuestrua ngarkesa me 613 kg kokainë.

Mësohet se agjentët specialë kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të Agjencive në Portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.

Qendra e antidroges amerikane që mbulon rajonin e Ballkanit është me zyrë në Athinë.

Të pajisur me pasaportë diplomatike ata kanë hyrë në Shqipëri  nga Pika Kufitare e Kakavijës.

Për ngarkesën me 613 kg kokainë e cila ishte fshehur në dopio dysheme në kontenierin me banane e cila kishte mbërritur në portin e Durrësit më 19 shkurt është shpallur në kërkim pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, në magazinat e të cilës u kontrollua dhe zbulua ngarkesa me kokainë. Ndërsa janë arrestuar menaxheri dhe shoferi i kësaj kompanie. 
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi me 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Sot ndaj këtij vendimi është apeluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here