7 Moderatoret shqiptare që janë “zhdukur” nga ekrani, zbuloni çfarë bëjnë sot ato (FOTO)

0
536

Kanë qenë emra të rëndësishëm të ekranit, ndërsa gjatë viteve kanë fituar zemrat e audiencës me emisionet e tyre. Megjithatë, tashmë janë ‘zhdukur’… Po flasim për moderatoret shqiptare, të cilat janë larguar jo vetëm nga ekranet, por edhe nga vëmendja publike. Jeni kuriozë se ku janë sot moderatoret e njohura shqiptare? Ne të “Xing” i kemi gjetur…

 

Ermira Causholli

Me siguri ju kujtohet Ermira Causholli, moderatorja e emisionit “Histori Dashurie” në Vizion Plus. Ndonëse qëndroi për disa sezone në publik, emisioni që kishte në thelb histori të suksesshme dashurie u mbyll. Emra të njohur të ekranit, politikës dhe showbiz rrëfyen historitë e tyre të dashurisë, njohjet, martesat e lumtura dhe sekretet e marrëdhënies. Pas mbylljes së tij Ermira qëndroi për disa kohë në heshtje, ndërsa aktualisht punon në “Ora News”.

Aida Shtino

Aida Shtino ka qenë një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri, për disa vite me radhë. Në drejtim të emisionit “Njerëz të Humbur”, Shtino ka arritur të zgjidhë shumë çështje të së shkuarës që kishin mbetur në harresë, ka bashkuar qindra familje dhe madje në ndonjë rast ka arritur të zgjidhë krime të ndodhura brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Por pas largimit nga TVSH, ku Aida u shfaq për herë të fundit ajo u “zhduk” nga ekrani për t’ju përkushtuar jetës private dhe djalit të saj. Vetëm pak kohë më parë, ajo u shfaq si e ftuar në një emision televiziv ku rrëfeu se do të rikthehet së shpejti si autore e një libri.

Zana Çela

U njoh si kumbara e talenteve, pasi drejtonte një nga emisionet e para që kishin si qëllim promovimin e artistëve të rinj. Po flasim për Zana Çelën, e cila për disa vite me radhë drejtoi në TV Klan spektaklin “Star Akademi”. Moderatorja e vazhdoi eksperiencën e saj në televizion edhe me spektakle të tjera, derisa si përfundim hoqi dorë. Sot Zana është drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Enki Braçaj

U bë e famshme për shfaqjen e saj topless në ekran, por tashmë Enki Braçaj është harruar. Spikerja e lajmeve u shfaq për herë të parë në “Zjarr TV”, ku me një xhaketë të zbërthyer dhe pa asgjë poshtë saj informonte publikun me ndodhitë e ditës, madje drejtonte edhe një emision. Ndërsa sot, veç festave, club-eve dhe videove “live” në Instagram, Enkin nuk e kemi parë askund tjetër.

Eralda Hitaj

Prezantuesja bukuroshe e ‘Top Channel’, gjithashtu përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe, prej disa vitesh është bërë nënë dhe është zhvendosur në Gjermani së bashku me bashkëshortin, ku punon në një qendër sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë, ku ajo kujdeset për programin e artit dhe kulturës.

Gerta Heta

Nga ‘Top Albania Radio’ në ‘Top Select’, moderatorja dhe këngëtarja Gerta Heta ka qenë një ndër personazhet më të dashur në ‘Top Media’. Por sot, Gerta punon në prapaskenë në televizionin ‘IN TV’, si autore programesh dhe kryeredaktore.

Xhoi Bega

Moderatorja e famshme e ‘Top Albania Radio’ prej disa vitesh është zhvendosur në Angli pranë bashkëshortit të saj dhe është nënë e një djali. Mirëpo ende nuk dihet me saktësi profesioni i Xhoit pas tërheqjes nga radio dhe televizioni.

Ornela Bregu

Ajo ka qenë një ndër figurat më të dashura të televizionit shqiptar dhe ka moderuar programe nga më të njohurat si “Portokalli” apo “E diell”. Por prej disa vitesh, Ornela Bregu është tërhequr nga televizioni për t’ju përkushtuar jetës së saj private dh etashmë, së bashku me familjen, ka nisur një jetë të re në Spanjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here