Zbulohet mesazhi para vdekjes, Astori i shkroi portierit të Fiorentinës: Nuk kam nevojë…do vij…

0

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ka shokuar botën e futbollit ndërsa të gjitha ndeshjet në Serie A u shtynë në respekt të tij.

“Sportmediaset” mesditën e sotme ka publikuar bisedën e fundit në “Whatsapp” që Astori bëri me shokun e skuadrës, portierin Marco Sportiello.

Davide Astori kaloi mbrëmjen e tij të shtunën e kaluar në Hotel Là di Moret në Udine. Një mbrëmje në shoqërinë e mikut të tij Marco Sportiello i cili ishte i fundit që e shihte atë gjallë dhe i duhej t’i tregonte hetuesve për bisedat mes tyre.

Pas darkës, kapiteni i Fiorentinës, si zakonisht, u qetësua në dhomën e hotelit. Në orën 23:34 ishte mesazhi i tij i fundit që shkroi në telefon duke komunikuar me portierin e Fiorentinës.

Portieri Sportiello i shkruan në “Whatsapp”: “Ti harrove këpucët nga unë”.

Astori përgjigjet: “Faleminderit, tani nuk kam nevojë për këpucët, unë do vij t’i marr në mëngjes”.

Këto ishin fjalët e fundit të bisedës ndërsa Astori nuk mundi të takohet me shokët e skaudrës për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri.

Lini nje pergjigje