Sasia rekord e kokainës, Berisha nxjerr emrat e pritësve: Ja kush është ‘partizani’

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar sërish në kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, nisur që nga Kolumbia.

Loading...

Ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Ramën, si personat për të cilët ishte adresuar droga.

“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezëve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt. Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllanë e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë”, tha Berisha nga foltorja e Parlamentit.

Loading...

Lini nje pergjigje