Publikohen mesazhet/ Biznesmenët lutje dentistes SEKSI për paratë e tyre (FOTO)

0
176

Janë zbardhur detaje nga dosja e prokurorisë për hetimet e kryera ndaj “dentists” së famshme Olesia Duka nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda, ku rezulton se prej saj janë mashtruar shumë persona mes tyre dhe ish shoferit personal i Olesia Dukës.

Sipas kësaj dosje rezulton se Olesia Duka i ka marrë me anë të mashtrimit duke mos ja kthyer më shifrën prej 500 mijë lekë te reja ish shoferit të saj shtetasit B.Kola. Më 13 shkurt 2018 gjykata ka lejuar përgjimin e celularit të Olesia Dukës, ku rezulton se një sërë borxhlish këmbejnë mesazhe me të mesazhe të cilat zbardhen ekskluzivisht nga Report Tv.

Shtetasi me nr. celulari që përfundon me 1069 i shkruan “Olesia si ke qenë, të mora në tel por se hape. Te lutem shumë me bej gati lekët. Siç e kemi lene ne shkurt”. Një tjetër mesazh dërgohet nga shtetasi me nur që përfundon me 0995 “Si kalove? Kur do marrë një përgjigje për kthimin e borxhit”.

Mesazhi tjetër rezulton i dërguar nga i mashtruari që ka në përdorim nr e telefonit që përfundon me 1069 “Olesia kam kohë qe ke thënë do flasim dhe nuk po flasim dot, të lutem flasim dh eta zgjidhim këtë cështje sic e kemi lënë, most ë shkoj më tutje se dhe unë jam keq, më beso.

Nga përgjimet e administruara rezulton se Olesia kthen një sms me përmbajtien “do të takohemi të tre e ne sytë tëndë unë do t’i them kështu, kështu, ka qenë 2.5 ke marrë 150 do na presësh për pjesën tjetër, kupton, troc fare, pastaj ne të dy do të vazhdojmë të dy bashkë”.

Por si arriti Olesia Duka të mashtronte këta persona, numri i tëcilëve deri më tani arrin në 10-të. Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektiti “Shëndeti: shpk me profesion mjeke që kishte pronësi disa klinika dentare duke fituar shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.

Duka është prezantuar si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fiton sponsorizon aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë.

Për të arritur qëllimet e saj sqaron prokuroria Olesia DUka ka aktivizuar një rrjet të tërë informimi me antë të medias dhe rrejteve sociale, reklamave të automjetit, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër tiranë si dhe në urën mbi autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë dosje rezulton se deri më tani Olesia duka është kallëzuar për shumat e pakthyera si më poshtë : nga shtetasi D.Kristo 60 mijë euro, nga shtetësja E.Shtino 5 mijë euro, nga E.Xhango 5 mijë euro, nga shtetësja G.Lumi 5 mijë euro, nga R.Shtino një shumë të madhe parash, nga A.Selamaj 103 miëj dollarë, nga V.Hoxha 2 mil e 7 qind mijë lekë.

Shumat më të mëdha që Olesia u ka borxh i përkasin shtetasit Idlir Hoxha në vlerën e 935 mijë e 432 euro, Ardian Hoxha në vlerën e 216 mijë euro,. Por pas arrestimit të sja në dyert e policisë kanë mbërritur dhe shtetasit B.D me pretendimin se Olesia e ka mashtruar duke i marrë 35 mijë euro dhe kompanija “Abident” që e kallëzon atë për shumën prej 840 mijë euro.

https://youtu.be/dctAtjUbDsw
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here