Nuk pranoi në mësim Anxhelon, mësuesja paralajmërohet me përjashtim nga puna

0
Viktima Anxhelo

Këshilli Disiplinor i shkollës profesionale ‘Hysen Çela’ ka marrë masa disiplinore për mësuesen që nuk pranoi në mësim Anxhelo Gjokazaj, 16 vjeçari që mbeti i  vdekur pas plagosjes me thikë nga 17 vjeçari  Dejvi Lala, nxënës i shkollës së mesme “Naim Frashëri”. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Loading...

Vërejtja e Këshillit Disiplinor të shkollës ‘Hysen Çela’ konsiston në paralajmërim per perjashtim nga puna për mësuesen. Kjo e fundit ka deklaruar se 16-vjeçari ka ardhur 12 minuta me vonesë dhe i ka kërkuar të vinte me prindërit.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. E di shumë mirë rregulloren, por nuk kisha si të lajmëroja prindërit” është shprehur ajo.

Ndërkohë gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin, Dejvi Lala. Në gjendje të rënduar psikologjike, ai deklaroi para togave të zeza se kishte ndërmarrë aktin për vetëmbrojtje dhe se ishte penduar.

“Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular, unë nxora thikën nga frika për tu mbrojtur. E qëllova nga frika, jam penduar shumë për veprimin tim, mund ta kisha shmangur” mësohet të ketë thënë ai.

Loading...

Lini nje pergjigje