Meta: Gratë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë

0
172

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar nga UN në Gjinar të Elbasanit me titull “Në Javës së Gruas së zonave rurale”, Meta tha se gratë janë një motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi të shoqërisë dhe shtoi se të drejtat dje nevojat e grave e vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara.

Gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara”, tha Meta.

Kreu i shtetit përmendi varfërinë, nivelin e ulët arsimor dhe punën e papaguar të vajzave e grave në zonat rurale. Për këtë, ai propozoi që strategjia e zhvillimit rural të synojë rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë

Strategjia e zhvillimit rural duhet të synojë rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësor dhe reduktimin e varfërisë. Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garancive bankare. Promovim i skemave të mikro-financës dhe kredive agrare me interesa të butë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale”, shtoi ai.

“Përmirësim në kapacitetet institucionale të administratës qendore dhe vendore në orientimin e sektorëve prioritarë për  krijimin e vendeve të punës në zonat rurale si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit janë disa nga politikat që duhet të ndjekë shteti shqiptar në ndihmë të gruas që jeton në zonat rurale”, tha kreu i shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here