Grabitja me një viktimë, ‘arrest me burg’ tre autorëve

0

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për tre autorët e grabitjes së këmbimit valutor, ku hubmi jetën 53-vjeçari Agur Vrenozi.

Loading...

Tre të arrestruarit, Zini Fyraj, 37 vjeç, Lulzim Demiraj, 43 vjeç dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç janë paraqitur në bankën e të akuzuarve në masa të rrepta sigurie.

Gjyqtarja Matilda Shalla dha masën arrest me burg për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të premtes, ku te tre kanë vjedhur këmbimin valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar. Ky i fundit kishte shkuar në ndihmë të pronarit të exhchange. Ai u plagos rëndë nga një prej autorëve dhe humbi jetën një ditë më pas në spital në Tiranë.

Loading...

Lini nje pergjigje