Biznesmenët nga Kosova: Në Shqipëri nuk na lënë të investojmë

0

Prodhuesit nga Kosova kërkojnë më shumë hapësirë për t’i shitur produktet e tyre apo për të investuar në Shqipëri.

Ata shprehen se në përgjithësi prodhuesit nga Shqipëria janë të hapur për tregti të lirë, por disa grupe të interesit po pengojnë një gjë të tillë.

Patatja e Kosovës është bërë sinonim i barrierave tregtare, por sipas Klubit të Prodhuesve Kosovarë, janë edhe prodhime tjera që kanë pengesa të ndryshme për t’u tregtuar në Shqipëri.

Një tjetër prodhues thekson çështjen e sigurisë si një gjë të rëndësishme, e cila po bën që bizneset nga Kosova të ngurrojnë të tregtojnë produkte apo të investojnë në Shqipëri.

Me gjithë këto probleme, Klubi i Prodhuesve thekson se problemi qëndron tek grupe të interesit e jo tek shumica e prodhuesve nga Shqipëria.

Ata shprehen se nuk duhet mbrojtur interesi i një individi, përmbi interesin e shtetit.

Lini nje pergjigje