613 kg kokainë nga Kolumbia, direkt porosi për klanin Rama. Xhafa prishi provat!” Denoncimi i Berishes

0

“613 kg kokainë nga Kolumbia, direkt porosi për klanin Rama. Xhafa prishi provat!” sb

FJALA NE PARLAMENT:

Zonja deputete!

Zortërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Së pari, dëshiroj të falenderoj përzemërsisht qeverinë gjermane për ndihmën e madhe bujare, kontributin e saj të jashtëzakonshëm me paratë e taksapaguesve gjermanë, që kalon mbi 1 mld euro gjatë këtyre viteve në qindra projekte të cilat kanë ndikuar në ndryshimin pozitiv të jetës së shqiptarëve. U bëj thirrje autoriteteve gjermane të mbikqyrin përdorimin e parave të taksapaguesve të tyre pasi qeveri hajnash si kjo, jo Europa po bota nuk ka.

Zonja dhe zotërinj,

Java që kaloi ishte java e flamujve të zinj për Shqipërinj dhe shqiptarët, flamuj të zinj që u valvitën jo vetëm në portet dhe ujërat ndërkufitare të saj por u valvitën në të katër anët e Europës dhe botës sepse trafiku dhe tregëtia e drogave nga Shqipëria, në një hark kohor tre ditor kapi shumën mbi 300 mln euro, nga të cilat rreth 200 mln euro, 613 kg kokainë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 ton drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura nga autoritetet italiane, plus dy ngarkesa të tjera të mëdha e kapur në ujrat me Greqinë dhe tjetra në Itali. Pra Shqipëria prodhoi tregti droge më të madhe se mbarë planeti.

Por dramatike dhe ogurzezë për shqiptarët është se droga e ardhur nga Kolumbia në sasinë më të madhe që ka mbërritur ndonjëherë në Ballkan në historinë e gjithë këtyre viteve, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën, partizanin, ishte drogë e adresuar direkt për klanin e vëllezërve Rama, ishte droge e cila u shenjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datë 19 shkurt të këtij vitit.

Tani ju ftoj ju qytetarëve të më shtroni pyetjen se pse unë tregoj me gisht Edvinin dhe vëllain e tij Olsin.

Unë nuk e bëj këtë për politikë, por unë e bëj këtë sepse me 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë, në të cilën i vëllai i tij Olsi ka kaluar me Gentian Gjonajn 5 herë kufirin me makinën e adaptuar në servis për fshehjen e kokainës dhe është i regjitruar në TIMS, i kam dhënë të gjitha datat këtu dhe do t’ja u jap datat sa herë ti doni. Po pse them unë Olsi Rama? Sepse njëlloj si Saimir Trafiku, veproi në Durrës Fatzi Xhafa, i cili me urdhër të Ramës prishi provat, bllokoi hetimin, shkatërroi procesin ku të gjitha fijet të çonin vetëm në një drejtim; Edvin dhe Olsi Rama Fatzi Xhafa u deklaroi në mëngjes shqiptarëve se kryem një operacionin në bashkëpunim ndërkombëtarë. Cfarë ndodhi më vonë? Pas një mbledhje që u bë në kryeministri, Edi Rama heshti deri në atë moment, pas mbledhjes doli dhe u tha shqiptarëve se ky operacion u krye vetëm nga policia shqiptare dhe dogana shqiptare dhe se nuk dinim gjë po ashtu ………

Kjo ishte si ajo përralla më jep kanarin po mos kujto se po peshoj paratë. Edhe ky (Rama) u thoshte shqiptarëve mos kujtoni se droga është e imja. Menjëherë nxorri Fatzi Xhafën të thotë tjetër në mëngjes e tjetër në drekë. Ishte esëll në mëngjes apo ishte i dehur?

Kur të kap kompleksi i krimit je i verbuar. Shkoi në Sofje e u tha atyre se kapën drogën vetë, pa na njoftuar njëri. Pasi i kishin këputur një të qeshur spektakolare, i këputën dhe këtu një të qeshur duke thënë çpo flet ky.

Çfarë e shtynte Edi Ramën edhe në Sofje që të betohej e stërbetohej për këtë. E bënte këtë vetëm që t’i thoshte audiencës se nuk jam unë klani i drogës.

Kur erdhi thoni ju kontenieri? Ai erdhi me 19 shkurt. Kur u ndërrua drejtori i portit?Me datë 24, brenda një ore. U zgjodh i tredhuri që zbaton çdo urdhër, eunuku i cili ishte shkarkuar si i korruptuar nga Enti i kontrollit të ushqimeve. Ai mori detyrën se si ta hapte tani këtë konteiner, të vjedhim drogën, se Olsi donte drogën. Mirëpo menjëherë ndërhynë ndërkombëtarët të cilët kërkuan të dinë ku ishte konteineri dhe çfarë bëhej me të. Po presim se mos po vijnë bosët, i thanë. Me këtë akuzuan përsëri veten. Po bosi ishte në zyra, bosi ishte partizani. Nuk shkonte bosi në port se nuk ka njëri që nuk e di që bosët nuk lëvizin. Bosët janë në zyra, atryre u shkojnë paratë, ata realizojnë kalimin por nuk shkojnë ata mbrapa.

Pronari i Arbri Garden ishte në Shqipëri, në Tiranë dhe iku e u largua një ditë para kontrollit ët konteinerit. Kush e njoftoi?

Po ju them dy fjalë. Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë dhe ju që e shisni për kryetar të PD ju qofshi. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me antimiting me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj shihni edhe borderotë tuaja të fushatës edhe të atij se sa para keni marrë nga ajo kompani.

…ndërhyrje nga salla. Taulant Japupi (Balla) mbylle gojën. Ti je një trafikant në parlament.

Pasi e panë se u zbuluan, kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm i doganës bëri detyrën e tij. Jo drejtori i doganës, jo hetimi doganor por një punonjës i vetëm. Por dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. Guardia di Finanza e kishte ndjekur nga Maltë në Durrës. Por konteineri nuk gjendej. Si të duket kjo? Ku e çuat kontejnerin për 9 ditë? Pse e mbajtët të fshehur? Donit t’i merrnit drogën?

Meqenëse gënjyet shqiptarët dhe botën do ju lexoj diçka. Përveç raportit ose komunikatës së marinës kolumbiane, kam këtu fjalimin e ministrit të mbrojtjes së Kolumbisë, Louis Carlos Villegas. Këtë fjalim e ka mbajtur i shoqëruar nga ambasadori i SHBA Kevin Withaker por edhe gjenerali amerikan, zv.këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump, Rick Waddell.

Linku:http://www.radiosantafe.com/…/clan-del-golfo-ha-perdido-ma…/

Zotëria thotë se në “operacionin e fundit të zhvilluar nga Policia Kombëtare Kolumbiane në bashkëpunim me partnerët, ia çjerr maskën klanit Rama që tha se ska patur bashkëpunim me ndërkombëtarët, për kapjen e 613 kilogramë kokainë të nisur nga Kolumbia me destinacion Portin e Durrësit në Shqipëri.

Policia Kombëtare Kolumbiane ka raportuar se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare, u kapën 613 kilogramë kokainë, në pronësi të organizatës kriminale ‘Clan del Golfo” në portin e Durrësit, Republika e Shqipërisë, aksion i bërë në 28 shkurt”

Edhe për këtë do më thoni se besoni Noriegën dhe nuk besoni këtë? Ju qofshi atëherë. Unë e shoh që ju jeni gati të thoni se unë gënjej, se dogana italiane gënjen, se komunikata zyrtare gënjen. Lexoni mirë komunikatën, e cila thotë se përgëzon policinë shqiptare për kapjen e drogës por kjo dëshmon për rritjen e trafiqeve. Ky është suksesi juaj, rritja e trafiqeve.

Tani shtroni këto pyetje:

Cfarë e shtyu Edi Ramën të vrapojë e të thotë se drogën e kapën vetë pa ndihmën e kërkujt?
Cfarë e detyroi Xhafën të lëpijë atë qëpështyu në mëngjes?
Cfarë e detyroi Veliun e Xhafës të ngrihet kundër Xhafës dhe ta detyrojë Xhafën në konferencën e tij?
Cfarë detyroi doganat shqiptare të mashtrojnë e të mos thonë se nga Livorno erdhën sinjale të qarta dhe se konteinerin e shoqëroi Guardia di Finanza?

Shkaku për të gjitha këto është një dhe vetëm një, ai quhet partizan Olsi Rama, bashkë me Edi Ramën. Pse nuk arrestuat ju pronarin e Arbri Garden por e latë që të largohet njëlloj siç vepruat në rastin e Xibrakës? Mendoni ju se në këtë mënyrë do shpëtoni? Përkundrazi. Agjensitë më serioze të botës kanë lëshuar dhe po lëshojnë mbi ju për këtë aferë, një akuzë shumë herë më të rëndë se sa konteineri që solli drogën me bananet. Ja pra se si u zhytët.

Përsa i përket ministrit Ahmetaj, e pabesueshme se si një ministër të jetë kaq i padijshëm. Ky zotëri tha se për herë të parë kanë kaluar eksportet mbi importet. Në vitin 2017 eksportet janë 2.7 mld euro kurse importet janë 6.2 mld euro. E kuptoni çfarë injoranti keni ju këtu? Nuk mund të përdoret mikrofoni për të gënjyer shqiptarët në këtë mënyrë.

Lini nje pergjigje