Surpriza vjen nga Xhani de Biazi: Mund të rikthem tek Shqipëria si…

0
272

Më parë ishte maniak dhe përkujdesej në detaje për lojtarët që kishin sadopak lidhje me Shqipërinë. Mirëpo, sot është krejtësisht ndryshe. Xhani De Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon se sot i ndjek fare pak legjionarët, madje skuadrën më së shumti sesa individët.

Është krejtësisht diplomat dhe thuajse e heq veten si fare i painformuar me çfarë ndodh me kuqezinjtë, kur pyetet edhe për ish-“besnikët” e tij që rrezikojnë të humbin gradat në kombëtare, porse ka ndjekur nga stadiumi gjysmëfinalen mes Juves dhe Atalantës së Berishës. Komenton paraqitjet e kuqezinjve të portës, por nuk harron të japë edhe një recetë shkëlqimi për Sadikun në La Liga.

Në fund, teksa injoron të gjitha lajmet e mediave italiane për skuadra të interesuara rreth tij, di të japë SMS në vendin e duhur në Shqipëri: “Rikthimi? Mund të jetë një ide në të ardhmen…”, shprehet tekniku.

Në federatë është vakant posti i drejtorit të ekipeve kombëtareve. Do riktheheni?

Nuk e kam menduar… Megjithatë, mund të jetë një ide për të ardhmen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here