Rriten numri/ Ja mësueset që bënë seks me nxënësit e tyre

0

Vrasjet në shkolla në SHBA po kthehen në një problem që është vendosur në qendër të diskutimeve, pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në Florida.

Loading...

Por gjithmonë e më shumë po shtohen rastet e mësueseve që bëjnë seks me nxënësit e tyre.

Rastet po bëhen shumë shqetësuese.

Këtë javë u arrestua një mësuese e martuar 26-vjeçare, e cila bënte seks me një nxënës 14-vjeçar.

Mësuesja e suksessshme e shkencës kishte bërë edhe seks në ambiente publike me nxënësin e saj.

Policia tha se mësuesja i dërgonte nxënësit të saj foto nudo dhe i kishte shitur hashash.

Muajin e shkuar një mësuese, e cila kishte mbetur shtatzënë me nxënësin e saj, u dënua me 10 vjet burg.

Që nga viti 1996, kur një mësuese ‘përdhunoi’ nxënësin e saj, rastet kanë ardhur duke u shtuar.

Ekspertët thonë se arsyet se përse po ndodh diçka e tillë janë të shumta.

Kriminologia Andrea Darling thotë se në shumicën e rasteve, këto mësuese abuzojnë seksualisht me nxënësit për shkak se nuk u plotësohen nevojat për intimitet dhe ndjehen të vetmuara.

Kurse dr. Domenick Sportelli thotë se rrënjët e këtij abuzimi duhen kërkuar tek pozicioni dominues që kanë mësueset ndaj nxënësve.

“Ndoshta këto mësuese po përjetojnë vetmi, pakënaqësi nga lidhja aktuale dhe ndjejnë nevojën për hakmarrjë. Rrënjët e abuzimeve janë në ‘fuqinë’ që kanë mësueset ndaj nxënësve”.

Kurse seksologia Nikki Goldstein thotë se shkak është edhe mbi-seksualizimi i rinisë së sotme.

“Mund të vijë për shkak se këto situata nuk raportohen kryesisht. Por edhe për shkak të mbi-seksualizimit të rinisë së sotme, fuqizimit seksual të femrave dhe moshës së re kur mësueset nisin punën”.

Loading...

Lini nje pergjigje