Rrëfehet 27 vjeçari: E kam kolege por ajo më tërheq, gjithçka nisi kur …

0

Një djalë 27 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në një aferë seksuale sekrete, me kolegen e tij të punës e cila është 35 vjeçare e martuar.

Ai thotë se është dashuruar në të dhe i ka kërkuar të ndahet nga burri, por që ajo ka frikë t’i lëndojë fëmijët.

Rrëfimi i plotë i tij:

Çdo ditë e më shumë po dashurohem në kolegen time të punës. Sa herë që ne bëjmë seks, ai bëhet më i mirë por problemi është se ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Jam 27 vjet dhe punoj në marketing. Është një lojë e njerëzve të rinj por e dashura ime është 35 vjeçare dhe është shumë e tonifikuar.

Ajo duket aq bukur dhe e freskët duke i lënë të turpëruara të gjitha gratë tjera.

Herën e parë që e pashë, mu desh ta shikoja dy herë. Në fund të javës unë u binda se ajo është e perfekte për mua.

Unë u shtanga kur dikush ë tregoi që ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë.

U mahnita kur ajo erdhi tek unë në një klub nate, kur unë kisha dal me disa miq.

Ajo ishte shumë flirtuese me mua dhe unë e kuptova sfidën, kështu që ia ktheva flirtin.

Atë natë nuk ndodhi asgjë por tërheqja ishte masive në mes nesh dhe e dija se është vetëm çështje kohe.

Një të premte në mbrëmje ajo më kërkoi që të shkoja në shtëpinë e saj për t’i rregulluar një problem elektrik.

Ajo e përmendi se burri dhe fëmijët e saj kanë shkuar tek nëna e tij dhe se nuk do të kthehen deri të nesërmen.Sapo shkova ajo më solli birrë dhe filluam të flisnim pak. Ajo më tregoi se martesa e saj ishte e vetmuar dhe e ftohtë. Më tha se nuk kishe vëmendje nga burri dhe shumë pak seks. I dhashë një përqafim ndërsa ajo më puthi.E mora shumë afër dhe vazhduam. Ishte e mahnitshme sa që nuk gjej fjalë ta përshkruaj.

Tani ne jemi duke pasur një aferë seksuale pasiononte.  Ajo vjen në banesën time sa herë që mundet, me ndonjë arsyetim.Tani e dua atë shumë dhe vetëm për vete.

I kam thënë që ta përfundojë martesën e saj dhe ka thënë se së shpejti do të zhvendoset tek unë, por nuk mund të lëndojë fëmijët e saj.

Përgjigja e psikologes:

Mendoj që e ke marrë përgjigjen. Jam e sigurt që ajo e shijon aferën sekrete me ty por kjo nuk do ta dërgojë askund.

Nëse ke ndjenja të forta për të, më mirë lëre. Apo është vetëm xhelozi për burrin e saj. Në shumicën e rasteve meshkujt nuk duan ta ndajnë një femër më dikë. Në këtë rast, shiko për dikë që është e lirë për ty.

Lini nje pergjigje