Roma shkatërron Napolin, ja vlerësimi për Hysajn

0

Napoli humbi pas shumë javësh në kampionat. U mund në fushën e tij nga Roma me rezultatin e thellë 2-4 dhe, edhe pse vazhdon të mbajë kreun, duket se shpresat e titullit janë minimizuar, sepse Juventusi, që është një pikë prapa, ka një ndeshje më pak.

Loading...

Në vlerësimin e lojtarëve për ndeshjen e djeshme, ku paraqitja e Napolit ishte nga më të dobëtat, futbollisti kuqezi, Elseid Hysaj, ka shpëtuar nga kritikat, pasi nuk është cilësuar fajtor në golat e pësuar. Shkodrani është vlerësuar me notën 5.5. Ai dhe Kulibali ishin më mirë në mbrojtje, kurse Albiol dhe Mario Rui janë kryqëzuar nga shtypi.

Ja dhe vlerësimi për mbrojtësin kuqezi nga siti “Tuttomercatoweb”:

Hysaj 5,5 – Në vështirësi në kundërsulmet e Romës, por në një repart që vuan shumë, ai ia del në një farë mënyre. Arrin të shpëtojë një rast të pastër goli dhe nuk ka faj në golat e pësuar nga Napoli.

Loading...

Lini nje pergjigje