E zbulon Nard Ndoka: Grupi “anti Basha” do të krijojë parti, por hallin e kanë me..

0
323

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se grupi anti-Basha po tenton të krijojë një parti të re. Teksa e njofton këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se ky është një lajm i mirë për të djathtën dhe pluralizim në vend.

Por sipas Ndokës, edhe në këtë parti të re rrezikon të ketë përplasje mes grupit për faktin se cili do jetë kryetar. Teksa ironizon situata të kësaj natyre, ai thotë se nisur nga kjo gjë “Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja”.

“Grupi ‘anti-Basha’, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin! Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!” – shkruan Ndoka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here