E tmerrshme/ Grabisin dhe dhunojnë banesën e emigrantit, autorët largohen të qetë

0
168

Policia në Malësinë e Madhe është vënë në lëvizje pas dy grabitjeve të kryera natën e djeshme në fshatin Gruemirë.

Policia raporton se janë shkatërruar dhe grabitur banesat e dy emigrantëve, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimet e policisë

Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.H, vjeç 57 (emigrant në Belgjikë), ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.H vjeç 48 (emigrant në Angli), ku kanë marrë vlera monetare ne paund,euro dhe lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here