Taksa e pronës, sa do të duhet të paguani sipas zonave në Tiranë

0
540

Nga 1 prilli çdo individ që ka në pronësi shtëpi ose biznes do të paguajë taksën mbi pronën me faturën e energjisë. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05% e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguajë në muaj 500 lekë, që përkon me 0.05 përqin-dëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Përjashtohen nga taksa

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën, shtëpinë, 10 kategori. Të përjashtuara nga detyrimi janë ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Banesat sociale, objektet e kultit dhe ato që u shërbejnë klerikëve etj.

Çmimet e referencës në Tiranë

Çmimet e referencës për Tiranën variojnë nga 60 mijë lekë për m2 deri në 190 mijë lekë për m2. Referuar tabelave, çmimi fiskal për shitblerjen e apartamenteve në zonën e ish-Bllokut ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i apartamenteve për këtë zonë do të vazhdojë të jetë 190 mijë lekë për metër katror. Sipas tabelave, rritje të çmimit fiskal për shitblerjen e apartamenteve është shënuar në Rrugën Bardhyl, “Xhamlliku”, “Profarma”, rruga “Kongresi i Manastirit” dhe bulevardi “Zhan Dark”. Qeveria ka shtrenjtuar edhe çmimet e shitblerjeve të apartamenteve për Rrugën e Durrësit. Në tabelë kjo përkon me zonën kadastrale 3/1, ku çmimi më parë ishte 75 mijë lekë për metër katror, ndërsa sot bëhet 77 mijë lekë për metër katror, me një rritje prej 2 mijë lekësh për metër katror. Çmimi i referencës për këtë zonë më parë ishte 100 mijë lekë për metër katror, ndërsa bëhet 102 mijë lekë për metër katror, pra rritet 2 mijë lekë. Ndërsa çmimi fiskal për zonën 1/1, që përfshin “Ali Demin” dhe fshatin Shkozë është ulur 300 lekë për metër katror. Nga 98 mijë lekë për metër katror, me udhëzimin e ri bëhet 97,700 lekë për metër katror. Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartamenteve në zonën e “9-Katësheve” prej 500 lekësh për metër katror.

Shkalla e taksës

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:

a) 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim.

b) 0,15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Çmimet e referencës për të gjitha zonat në Tiranë

“Xhamlliku”, “Profarma”, Rr. Bardhyl, Rr.”Kongresi i Manastirit” 77. 000 lekë për m2.

“Porcelan”, “Kinostudio”, Rr. “Hoxha Tasim”, fshati “Linzë” 60.000 lekë për m2.

Kompleksi i spitaleve, SHIK, “Oxhaku”, Allias, Tufinë 70.000 lekë për m2.

Rr. “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Allias i Ri, “Myslym Keta” 60″. 000 lekë për m2.

Ish-Blloku, Libri Universitar, “Vodafon” 190. 000 lekë për m2.

Stadiumi “Selman Stermasi”, Liqeni Artificial 132. 000 lekë për m2.

Kopshti Botanik, Rr. “Komuna e Parisit”, Liqeni Artificial 107. 000 lekë për m2.

Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël 82. 000 lekë për m2.

Shkolla Teknologjike, “Kombinati”, Vaqarr, Selitë, Yzberisht, Sharrë 65. 000 lekë për m2.

Gjykata e Rrethit, ish-Ekspozita 72 000 lekë për m2.

Bar “Piazzi” Blloku gjatë rrugës “Zogu i Parë”, Rruga “Fortuzi” deri te “Mine Peze”, 130. 000 lekë për m2.

Stacioni i Trenit, Arkia e Përgjithshme, Hipoteka, 100. 000 lekë për m2.

“Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, “Rr.Siri Kodra” 77 000 lekë për m2.

PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve 145.000 lekë për m2.

“Myslim Shyri”, “Drejtoria e Policisë”, Kisha Katolike 139.500 lekë për m2.

Ish-blloku i ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit 102. 000 lekë për m2.

“Ferluti”, ish-uzina “Tirana”, Shkolla e Partisë 87. 000 lekë për m2.

Laprakë, Drejtoria e Doganave, Bregu i Lumit, Fushë- Mëzes, 70. 000 lekë për m2.

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:

1) Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse.

2) Pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore.

3) Ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara.

4) Banesat sociale në pronësi të bashkive.

5) Pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.

6) Ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare në funksion të veprimtarisë së tyre.

7) Strukturat akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.

8) Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët.

9) Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

10) Ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore. /Gsh/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here