Si u zbulua krimi i dyfishtë në Vlorë, ja mesazhi që tradhtoi çiftin e dashnorëve

0
201

Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari kanë dalë sot përpara trupit gjykues ku janë njohur me masën e sigurisë të arrestit me burg.

Burimet nga prokuroria kanë bërë të ditur se pas ngjarjes së rëndë, gruaja Hysnie Hoxhallari ka qenë në përgjim ambiental për 30 ditë, duke zbardhur mesazhet dhe telefonatat e saj.

Ç’më bëre, më more në qafë,”- mësohet se i ka shkruan Hysnia me mesazh Kasëmit.

Me fillimin e seancës dy të arrestuarit  do të njihen me akuzat.

Në Gjykatë nuk ka asnjë familjar, përveç gruas së Kasëmit.

Ditën e sotme në të njëjtën seancë gjyqësorë, do të jepet edhe masa e arrestit. Mësohet se gjyqtare është Esmerilda Gabili dhe Prokuror Maksim Sota.

Vetëm dy ditë më parë ndodhi krmi makabër në qytetin e Vlorës. Kasem Pirjasi është një 26­ vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me Hysnie Hoxhallarin.

Mësohet se që kur Olsi Hoxhallari ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38 ­vjeçaren e cila është nga fshati Strume i Fierit.

Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin.

“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë,”- tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here