Ja 4 shqiptarët që kandidojnë për deputetë në Parlamentin italian…

0
231

Zgjedhje për rinovimin e Parlamentit Italian do të jenë me 4 mars dhe të gjitha partitë politike janë në fushatë elektorale.

Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë.

Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha.

25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë  në Bergamo në për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane.

Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.

Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit  ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio.

E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Europa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999.

Katër kandidatët:

Bruna Kola Mece

Emiliano Biraku

Anita Likmeta

Elona Gaxha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here