Basha: Rama mbolli krimin në vend, nuk mund ta luftojë ai!

2
167

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, ku akuzoi sërish qeverinë për kapjen nga krimi dhe droga.

Ai theksoi se jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri, është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që  mbollën krimin në vend.

“Javët e fundit po shohim realitetin e vërtetë të krimit në Shqipëri. Ajo drogë që kapet, është shumë herë më e vogël në sasi, sesa ajo që në të vërtetë kalon. Në vend të investimeve të huaja, ne tani kemi tregun e kokainës. Edi Rama është i zhytur dhe i kapur nga trafikantët e hashashit dhe kokainës. Për sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, do të arrestohen vetëm shoferë dhe do të promovohen drejtuesit e vërtetë të krimit. Sot, jeta dhe prona e shqiptarëve është e kërcënuar nga paratë e krimit”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here